14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Nuk justifikoi burimet e pasurive, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë të burimeve të një apartamenti dhe një autoveture, si dhe ka rezultuar në pamundësi financiare për krijimin e tyre.

Të ardhurat e përfituara në disa vite nga bashkëshorti i ndjerë nga aktiviteti si inxhinier projektues, nuk e kanë ndihmuar Dedjan për justifikimin e burimeve të këtyre dy pasurive, pasi sipas Komisionit nuk janë deklaruar si gjendje cash në vitet përkatëse dhe as si burime për pagesat e kësteve të apartamenti, ku për rrjedhojë nuk nuk janë konsideruar në analizën financiare mundësitë e kursimeve të mbartura.

Ndërkohë, gjyqtarja Dedja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe e aftë profesionalisht.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Dedja u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian. Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...