8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

“Nuk ka asnjë provë që e lidh Metën me akuzat”, thonë avokatët e ish-presidentit

Grupi i avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Partisë së Lirisë, i arrestuar dhe paraburgosur që nga 21 tetori 2024 dhe nën hetim për pasurinë, lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA, dolën sot para mediave për të denoncuar standardet e dyfishta në hetimet dhe mbajtjen në paraburgim të klientit të tyre.

Mbrojtësi Gylsen Zhllima shpjegoi se në dosje nuk ka asnjë provë që e lidh Metën me akuzat e ngritura nga prokuroria, as për pasurinë dhe as për CEZ-DIA.

Ai shtoi se në asnjë pjesë të dosjes me 1706 faqe nuk përmendet lidhja direkte e Metës me biznesmenin Kastriot Ismaili, dhe sipas tij çështja është fryrë qëllimisht për të ngatërruar dhe lodhur avokatët.

“Janë 1706 faqe për rastin e borxheve të CEZ-DIA. Ka brenda emra që nuk kanë asnjë lidhje me zotin Meta. Nuk kanë as procedim penal dhe as hetim, thjesht janë aty për të thënë se ka volum dosja, për të na lodhur neve si mbrojtje. Por ne nuk jemi lodhur dhe e kemi gjetur bashkë me zotin Cakrani vendimin ndaj Kastriot Ismailit në Gjykatën e Lartë, ku nuk përmendet në asnjë vend dhe aq më tepër të akuzohet për korrupsion. Ky është korrupsion imagjinar, nuk ka asnjë provë. Thjesht bëhet një lidhje indirekte për njohje me të”, tha Zhllima.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Iran: 165 viktima pas goditjes ndaj shkolle fillore

0
Pamje të rënda nga provinca Hormozgan tregojnë kamionë që transportojnë arkivolët e 165 viktimave, shumica prej tyre vajza të shkollës fillore “Shajareh Tayyebeh”, e...

Ish-deputetja socialiste, tregon 48 orët e fundit që ka përjetuar në Dubai

0
Ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila prej tetë vitesh jeton dhe punon në Dubai në fushën e teknologjisë, ka folur për situatën e krijuar...

Manjati rus gjendet i vdekur në Moskë, policia heton si vetëvrasje të mundshme pasi...

0
Manjati rus Umar Dzhabrailov është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në Moskë, sipas raportimeve të medias ruse Kommersant, e cila...

Nis kundërpyetja e dëshmitarit të parë në gjyqin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit...

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçi ka nisur të hënën marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë të...

Trazirat ne Lindjen e Mesme, Fero qetëson ndjekësit: “Jam mirë dhe i sigurt në...

0
Reperi kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e shqetësuar për sigurinë e...