25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Edi Rama reagon ndaj një gazetari: “Fakti skandaloz që i fajëson inceneratorin për plastikën në rrugë”

Kryeministri Edi Rama komentoi sot në platformën X mbi deklaratat e një gazetari, duke kritikuar ashpër qasjen e tij ndaj çështjeve mjedisore. Rama tha se ishte “fakti skandaloz që një zëdhënës i opinionit publik, me një injorancë të ububushme, i thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë”, të cilat përfundojnë në lumenj dhe det.

Kryeministri theksoi se ndërsa një gazetar i mirë informohet dhe informon saktë publikun, shumë të tjerë përhapin urrejtje, shpifje dhe dizinformim. Ai shtoi: “Kollaj është të urresh, shpifësh, dizinformosh, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta ka punë e mund të madh.”

Rama theksoi nevojën për profesionalizëm dhe përkujdesje në raportimin mbi çështjet mjedisore dhe për efektet reale të mbetjeve plastike në ambient.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...