10.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut/ Zacarias: “Fatkeqësisht ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi…

Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare.

Shkak është bërë veto-ja e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria. Këtë herë të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda, e cila dha ‘Ok’ para disa ditesh.

Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha nder te tjera Zacarias.

Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja dha ‘ok’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare, por tashmë edhe në muajt në vijim fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

Me heret Ministri gjerman për Europën, Michael Roth u shpreh kundër bllokimit të këtij procesi me dy shtetet ballkanike.

Bëhet fjalë për besueshmërinë e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk e kuptoj pse vendimet e domosdoshme duhet të bllokohen nga konfliktet dypalëshe“.

Fakti se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat u konfirmua në fillim të mbledhjes nga përfaqësuesit e vendeve anëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...