19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Nuk ka histori më të turpshme se kjo”/ Berisha: “Skënder Gjinushi, matrapaz, i shiti partinë Ramës për postin e Akademisë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra për kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, por edhe institucionin që ai drejton.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD u shpreh se sot ky institucion kremton 50-vjetorin në mënyrën më të turpshme.

Berisha tha se Skënder Gjinushi i shiti partinë Tom Doshit për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave në dhunim të Kushtetutës.

“Sot Akademia kremton 50-vjetorin në një regres të madh. Në qoftë se në krye më parë kishte një historian, të nderuar dhe serioz siç ishte Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës i cili uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit. Nuk ka histori më të turpshme se kjo. Skënder Gjinushi ish-kryetar i PSD-së i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin, në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme në historinë e botës akademike nuk mund të ketë se kjo. Ai qëndron në atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës.
Po për pazarexhinjtë Rama-Gjinushi, kushtetuta nuk vlen një lekë. Rëndësi ka që t’i blinte Partinë me Akademinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion kremton 50-vjetorin në një gjendje të turpshme, të turpshme me kryetarin e saj”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...