7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Nuk kaloi në finalen e Eurovision, rrjeti “shpërthen” në komente: Ia futët

Njerëzit kanë shpërthyer në komente pasi këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2022!

Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino. Në faqen e Eurovision në Instagram me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë hapi gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me një super performancë shpërthyese dhe mori mbështjetje të madhe nga të gjithë. Këngëtarja, miqtë dhe kolegët e saj, kanë shpërndanë në rrjetet e tyre sociale mënyrat se si mund të votohet për të dërguar Shqipërinë në finale.

Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në orën 21:00.
Finalistët e tjerë:

1. Zvicra

2. Armenia

3. Islanda

4. Lituania

5. Portugalia

6. Norvegjia

7. Greqia

8. Ukraina

9. Moldavia

10. Holanda

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT