7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

‘Nuk kam asnjë kompleks që e sjell Edi Rama apo që e firmos Ermonela Felaj’, Ina Zhupa për zgjedhjen e presidentit

Deputetja Ina Zhupa iu bashkua grupimit të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike, por për disa çështje nuk ndan të njëjtin mendim me kreun e zgjedhur të së djathtës.

Ndonëse Berisha ka theksuar se nuk do të votojë asnjë kandidat për Presidentin e ri të Republikës që propozohet nga mazhoranca, Zhupa ka një qëndrim tjetër.

“Për mua personalisht, nuk kam asnjë kompleks, nëse mazhoranca e Edi Ramës sjell një emër të djathtë, qoftë një zonjë e djathtë, do e votoja! Nuk kam asnjë kompleks që e sjell Edi Rama apo që e firmos Ermonela Felaj.

Unë si Ina Zhupa, si deputete e kuvendit të Shqipërisë, nëse vjen një kandidaturë që për mua plotëson të gjitha kriteret dhe profilin apo garancinë që do të ruajë institucionin e Presidentit dhe nuk do të bëhet vegël e mazhorancës, pra nuk ka profilin e të qenit vegël, nuk do të jetë noter i Edi Ramës, nuk kam kompleks që ta votoj”.

Presidenti i Republikës mund të zgjidhet këtë të shtunë, në raundin e katërt të procesit, pasi tre raundet e para dështuan dhe në kuvend nuk u dorëzuar asnjë propozim. Në raundin e dytë dhe të tretë, mazhoranca “i hapi krahun” opozitës, duke i lënbë mundësinë të dorëzojë kandidaturat, por me pretendimin se Edi Rama shkeli marrëveshjen, Alibeaj hoqi dorë nga procesi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...