20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ekzekutimi i Naim Bajrit, gjendet e djegur makina e autorëve

Një krim i rëndë zgjoi banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, ku në lagjen Rus, është ekzekutuar me armë zjarri një person, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është shtetasi Naim Bajri.

Ekzekutimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.

Kalimtarë të rastit, nxitojnë të shokuar, teksa përballen me trupin e pajetë të Bajrit në trotuar.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytetin e Shkodrës me qëllim kapjen e autorit.

Rreth 20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë edhe djalin, Indritin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 21.10.2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Indrit Naim Bajri.

Përplasjet mes fiseve kanë vijuar dhe me ekzekutime të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...