Avokati pranë grupimit të Lulzim Bashës, Rezart Kthupi, ka bërë të ditur se pa vendimin e vulës, ai nuk është më pjesë e Partisë Demokratike.
“Militoj në një pjesë që nuk është pjesë e Partisë Demokratike. Unë nuk kam kryetar Sali Berishën. Dje në kryesi ka pasur diskutime të gjata. Ky grupimi që mëtonte të mbante vulën e PD, ti jepte një fije shprese ka një identitet të ndryshëm me ata që mbajnë vulën. Dje u divorcuam. Nuk na bashkon më asgjë. Kemi qëndrim të qartë pro atlantik, pro SPAK, pro SHBA. Deputetët në varësi të vullnetit të tyre do vendosin nëse do vazhdojnë të jenë pjesë e atij grupi.”