25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Raporti Vjetor: Kontratat e Koncesioneve dhe PPP në Shqipëri

Bazuar në raportin vjetor të Ministrisë së Financave, numri i kontratave të koncesioneve/PPP të miratuara në Shqipëri deri në vitin 2023 është 230, ndërkaq 6 prej tyre janë zbatuar. Si rezultat, numri aktual i kontratave aktive të koncesionit/PPP është 224.

Në periudhën 2004-2013 janë lidhur në total 176 kontrata, ndërsa në periudhën 2014-2023 janë miratuar 54 kontrata koncesionare/PPP.

Autoriteti Kontraktues kryesor është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 208 kontrata, ndërsa Ministria e Turizmit dhe Ministria e Financave kanë nga 6 kontrata. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është Autoritet Kontraktues në 4 kontrata në fushën e shëndetësisë.

Sektori i energjisë ka 183 kontrata me një vlerë totale prej 415.2 miliardë lekësh, ndërsa sektori i transportit ka 21 kontrata me vlerë totale 123.8 miliardë lekë. Sektori i mjedisit ka 6 kontrata me vlerë 25.8 miliardë lekë, ndërsa sektori i shëndetësisë ka 4 kontrata me vlerë prej 4.2 miliardë lekësh.

Në kategorinë ‘Të tjera’, janë përfshirë 10 kontrata koncesionare me vlerë 11.3 miliardë lekë të shpërndara në sektorin e bujqësisë, kontrollin fiskal, zhvillimin ekonomik dhe urban.

Në total janë lidhur 15 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore, ndërsa kontratat pa mbështetje buxhetore janë 209. Pagesat buxhetore për vitin 2023 kanë rezultuar rreth 2.3% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës buxhetor, nën kufirin maksimal të rregullit fiskal prej 5%. Ky tregues parashikohet të jetë në rënie edhe për vitet në vijim nën kufirin maksimal të rregullit fiskal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...