12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Nuk më gjykuan, më urryen”, Olta Gixhari flet për përvojën e saj në “Big Brother VIP Albania”

Aktorja Olta Gixhari, e ftuar në podcastin e Mira Kazhanit, ndau përvojën e saj lidhur me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania” dhe reagimet që mori nga publiku. Ajo pranoi se shumë njerëz e kanë urryer gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit, por pas daljes, disa prej tyre i kanë kërkuar falje për keqkuptimet.

“Nuk më gjykuan, më urryen,” tha Olta, duke shtuar se familja e saj e përjetoi keq këtë periudhë. “Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta krahasoj veten me Krishtin, por ishte një pozicion shumë i vështirë. Nuk kërkoj që të më duan të gjithë, dhe nuk më shqetëson fare. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kanë kërkuar ndjesë, duke thënë se nuk të kemi kuptuar.

Kur u pyet pse vendosi të marrë pjesë në “Big Brother VIP Albania”, Olta shpjegoi se kishte një nevojë të brendshme për të bërë diçka ndryshe. “Është një emision që kurrë nuk do thoja po. Unë jam njeri që mezi bën një intervistë, e jo më të shfaqem në një reality show. Por ishte një periudhë e çuditshme. U bëra nënë me plan dhe hoqa dorë nga gjithçka – nga teatri dhe bizneset e mia. Isha në Spanjë, me një bebe që qante pa pushim, dhe po shkalloja. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje.”

Gixhari shtoi se përvoja në “Big Brother VIP” ishte një ulërimë nga thellësia e shpirtit, për të dalë nga rutina dhe për të përballuar sfidat e jetës së re si nënë. Edhe pse bashkëshorti i saj Dori në fillim nuk ishte dakord, ajo mori mbështetjen e tij për të marrë pjesë. “Nuk jam pishman, dhe nëse do të kthehesha prapë, do të bëja të njëjtën gjë,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...