12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

‘Nuk më kanë dashur kurrë ‘, Zamira Kita rrëfen për mardhënien me familjen e bashkëshortit

Aktorja e njohur Zamira Kita ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj duke rrëfyer një histori të rrallë, përfshirë momentin emocionues të shtatzanisë në moshën 40-vjeçare dhe rrugën drejt martesës së saj. Duke folur në podcastin “Zë me Mirën”, Kita tregoi për sfidat dhe gëzimet e jetës së saj personale.

Momenti më emocionues sipas aktorjes ishte shtatzania e saj në moshën 40-vjeçare. Ajo tregoi se një abort i hershëm në moshën 32-vjeçare e bëri të kuptonte vlerën e shtatzanisë së saj të dytë. Shtatzania kishte ardhur në një kohë kur ajo e bashkëshorti kishin pasur takime të rralla.

Aktorja shpjegoi se vendimi për të lënë mënjanë ëndrrat dhe për të dedikuar jetën e saj familjes ishte vendim i rëndësishëm që bëri që marrëdhënija e tyre të forcohej. Kita tregoi se kishte lënë disa role në teatër dhe film për të qëndruar pranë familjes së saj.
“Kam lënë shumë role në teatër, në film”, thotë ajo, “se nuk i pëlqenin Benit”.

Në rrëfimin e saj, ajo theksoi edhe marrëdhënien me vajzën e saj, e cila tani është 20-vjeçare. Gjatë rrëfimit, ajo tregoi se për të kuptuar se sa i rëndësishëm ishte bashkëshorti, ajo ishte gati të linte gjithçka prapa për të. Kita gjithashtu u ndal në sfidat dhe disa pengesat që i ka përballuar në rrugën drejt martesës dhe në jetën familjare.

Zamira u ndal edhe tek familja e bashkëshortit, e cila tha se nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe mos i dhënë as dorën, ndërkohë që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Beni nuk ishte xheloz, por kishte problemin e gjykimit në Korçë.
Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nuk donin në asnjë mënyrë që Beni të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti, më tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk më foli kurr, ai ndërroi jetë dhe ai nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të edhe në spital. Kur unë i thoja Benit dua të hyj ta takoj, ata më thonin, jo se mund të marrë ndonjë goditje emocionale.”,
rrëfeu aktorja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...