4.5 C
Tiranë
Sunday, December 21, 2025
spot_img

“Nuk më pëlqeu reagimi i tij”/ Adeyemi drejt ndëshkimit, tensione te Borussia Dortmund

Futbolli është një sport kolektiv, ku funksionimi i çdo hallke është vendimtar për suksesin e ekipit. Megjithatë, klubet me yje të mëdhenj shpesh përballen me tensione të brendshme, një situatë që duket se po shfaqet së fundmi te Borussia Dortmund.

Në qendër të polemikave është sulmuesi Karim Adeyemi, i cili sipas mediave gjermane është i pakënaqur që klubi nuk e transferoi gjatë merkatos së verës. Futbollisti thuhet se po ushtron presion ndaj drejtuesve për t’u larguar në afatin e janarit, ndërsa sjellja e tij e fundit ka ndezur alarmet në klub.

Gjatë fitores ndaj Borussia Mönchengladbach në Kupën e Gjermanisë, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të. Vendimi i trajnerit nuk u prit mirë nga lojtari, i cili, dukshëm i irrituar, refuzoi të përshëndeste shokët e ekipit dhe u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes.

Sjellja e tij nuk ka kaluar pa pasoja. Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, konfirmoi se klubi do ta ndëshkojë lojtarin. “Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të ekipit”, u shpreh Kehl.

Situata rreth Adeyemit pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta te “milionerët” në javët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi dhe lojtari do të gjejnë gjuhën e përbashkët apo ndarja në janar do të bëhet e pashmangshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Athinë, përleshje në rrugë: Plagoset një shqiptar dhe një i mitur rus, autori në...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës rrugët e Athinës. Rreth orës 19:30, dy persona – një shqiptar dhe një...

“Skenografia për t’i hequr kapelën” ,Kozeta Kurti për Festivalin e 64 të Këngës në...

0
Edhe pse përplasjet me “menaxhmentin” e ri të RTSH-së janë të hapura, tradita e shënimit pas Festivalit të Këngës mbetet e pandryshuar. Siç shkruan...

Emergjencë gjatë udhëtimit me traget: 67-vjeçari nga Shkodra transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
Një 67-vjeçar nga Shkodra, Ndue Gjoka, u sëmur rëndë gjatë udhëtimit me traget në linjën Korfuz–Sarandë, teksa po kthehej për të festuar fundvitin me...

Të shtëna në Kukës: Dy të plagosur, vëllezërit shpallen në kërkim

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku disa të shtëna me armë zjarri kanë lënë dy persona...

Tragjedi në Altopascio: Shqiptari 48-vjeçar humb jetën në aksident kamioni

0
Një 48-vjeçar shqiptar, emigrant prej vitesh në Itali, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik në Altopascio. Viktima, Fatmir Muslia, i njohur gjithashtu si...