12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Nuk thashë se nuk jam takuar, por nuk mbaj mend kohën”/ Administrjatorja “zihet ngushtë” në Komision

Administratorja e inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra, ka dhënë sot deshminë para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku ju është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të pranishëm.

E pyetur nga deputeti Belind Këlliçi, nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, administratorja Kodra ka thënë se “marrëdhënia e punës është mbajtur përmes punonjësve të shoqërisë”.

Por, pas këmbënguljes së Këlliçit se Komisioni mund t’i “nxjerrë audio e video”, administratorja është shprehur se është takuar, por nuk mban mend kohën se kur.

Pjesë nga diskutimet:

Administratorja: Shoqëria ofron një shërbim të caktuar

Çupi: Ju merrni 29 euro nga viti 2017, ndërkombëtar që puna nuk ka nisur akoma.

Administratorja: punimet kanë nisur me deklaratën paraprake në vitin 2017.

Tabaku: Ju konsideroni se fillimi i punimit është gjelbërimi?

Administratorja: Tarifa nuk është marrë vetëm për gjelbërimin e zonës, por për rehabilitimin e zonës.

Arben Pëllumbi: A keni ju një shkop magjik…

Administratorja: Fatkeqësisht nuk e kemi shkopin magjik, do ishte mirë ta kishim.

Shalsi: Ju hakërryet për telefonin, ndërkohë që po shkruani mesazhe vetë. Dua t’i kujtoj znj. Cupi, që bashkërisht kemi firmosur kodin etik, që na ndalon përdorimin e celularit. Minimalisht, shembulli i mirë që mund të jepni ishte që, teksa e pyesnit administratoren, të linit celularin, se edhe mua më bëri përshtypje. E kam shumë të rëndësishme etikën.
Së dyti, pyetja juaj është shumë e drejtë, por e drejtuar 3-4-5 herë nuk ka vlerë, sepse përgjigjja ishte e njëjtë. Përdoreni në mënyrë pak më efikase të kohës.

Tabaku: Kërkoj ndjesë për celularin, por më kanë nisur një listë për inceneratorët, ndaj po diskutoja për pagesat. Si justifikohet pagesa që ka marrë Bllako?

Administratorja: Zotëria është punësuar para administrimit tim. Unë nuk mund të mbaj mend të gjitha pagat e punonjësve. Ai është punësuar nga paraardhësi im, aktualisht nuk punon pranë shoqërisë. Në mos gaboj është larguar në vitin 2091-2020.

Tabaku: Ne kemi pagesat deri në vitin 2020.

Administratorja: Këtë duhet ta verifikojmë.

Tabaku: Kush është supervizor?

Administratorja: Shoqëria “Ave konsaltin shpk. Autori është zoti Arben Dervishi.

Këlliçi: Nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton?

Administratorja: Po, marrëdhënia e punës është mbajtur përmes punonjësve të shoqërisë. Aktualisht, në këto momente që po flas, nuk kam kontakte.

Këlliçi: Kur jeni takuar për herë të fundit me ta?

Administratorja: Ju përgjigja njëherë kësaj pyetje, nuk është nevoja t’i rikthehemi. Nuk e kam të memorizuar tani kohën se kur jam takuar apo kur kam folur me këta zotërinjtë.

Këlliçi: Nëse dalin audio e video, ju mbani përgjegjësi penale.

Administratorja: Nuk thashë se nuk jam takuar, por nuk mbaj mend kohën.

Këlliçi: Klodian Zoto rezulton aksioner i shoqërisë.

Administratorja: Zoto “nuk është aksioner.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...