8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Numri i viktimave të masakrës në Itali shkon në katër, pasi u qëlluan nga 57- vjeçari në lokal

Numri i viktimave të masakrës së Fidene shkon në katër. Fabiana De Angelis, 50 vjeç, e cila po luftonte për jetën në spitalin Sant’Andrea në Romë që nga e diela, u qëllua në kafkë nga arma e Claudio Campiti në një lokal në periferi të Romës.

Gruaja ishte operuar dhe transferuar në terapi intensive, por gjendja e saj ishte shumë e rëndë.

“Testet diagnostike të kryera në këto orë – njoftojnë drejtuesit shëndetësorë të spitalit – kanë nxjerrë në pah një pasqyrë klinike të pakthyeshme. Është deklaruar vdekja e trurit”.

Ajo është gruaja e katërt e vrarë në masakër. Të tjerat janë Elisabetta Silenzi , Sabina Sperandio dhe Nicoletta Golisano. Seanca dëgjimore për autorin, e kërkuar nga prokurori Giovanni Musarò, do të zhvillohet brenda mureve të burgut romak të Regina Coeli dhe ai do të duhet të përgjigjet për akuza shumë të rënda: vrasje e shumëfishtë e rënduar me paramendim.

Dinamika

Mëngjesin e së dielës së kaluar Campiti, 57 vjeç, vodhi një pistoletë nga poligonin e qitjes Tor di Quinto dhe më pas hyri në lokalin në zonën Colle Salario, ku po zhvillohej një takim i anëtarëve të Konsorciumit Valleverde. në zonën e Reatino, me të cilin ishte në mosmarrëveshje prej vitesh. Ai qëlloi duke lënë të vdekur tre gra dhe duke plagosur tre persona të tjerë. Ai kishte me vete pasaportën, një çantë shpine plot me rroba dhe mbi gjashtë mijë euro cash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...