30.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Fundoset gomonia me mbi 40 emigrantë, 3 prej tyre humbasin jetën dhe 43 persona janë shpëtuar

Të paktën tre persona dyshohet se kanë vdekur pasi një gomone me emigrantë u fundos në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gomonia me mbi 40 emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez në orën 3 të mëngjesit me një operacion të madh shpëtimi në vazhdim.

LBC raporton se 43 njerëz janë shpëtuar të gjallë nga katastrofa. Burimet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit thanë se kishte ‘të vdekur’ dhe se ‘viktimat po transportoheshin me avion’ nga deti.

Një ngjarje tragjike është raportuar në Britani ku një gomone me mbi 30 emigrantë është mbytur në Kanalin Anglez. Mediat e huaja kanë raportuar për një numër të lartë viktimash.

Autoritetet kanë konfirmuar se në Kanalin Anglez po kryhet një operacion i madh shpëtimi, duke përfshirë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës.

Një zëdhënës i agjencisë Detare dhe Bregdetare ka thënë: “Ne kemi dërguar varkat e shpëtimit Dover, Dungeness, Hastings dhe Ramsgate RNLI dhe ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare Deal, Dungeness dhe Folkestone, së bashku me komandantin e zonës së rojes bregdetare. Përfshihen helikopterë të rojes bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze. Një anije peshkimi në zonë po ndihmon gjithashtu në shpëtim. Ambulanca e Bregut Juglindor dhe Policia e Kentit po punojnë me ne.

Deri tani nuk ka asnjë information rreth identitetit të emigrantëve të mbytur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...