6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Nuredin Dumani rikthehet në qeli pas shtrimit emergjent në spital

Tiranë – I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shtrua mbrëmjen e djeshme me urgjencë në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por pas 24 orësh monitorimi është rikthyer në qelitë e paraburgimit.

Dumani iu nënshtrua një seri analizash të specializuara për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore, pas problemeve të shfaqura me zemrën. Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmoi se nuk ka rezultuar përdorim i drogave apo alkoolit, ndërsa testimet për një eventual helmim do të kërkojnë kohë më të gjatë për rezultate përfundimtare.

Autoritetet theksuan se nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa rikthimi i tij në qeli u bë në kushte sigurie maksimale.

Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë në vend, i angazhuar në zbardhjen e shumë rasteve të grupeve të strukturuara kriminale dhe ngjarjeve të rënda. Deklaratat e tij kanë qenë kyçe për SPAK-un në shpërbërjen e disa nga organizatat më të fuqishme kriminale në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...