12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tropojë, Policia godet ndërtimet pa leje në bjeshkë: 7 persona në shënjestër

Tropojë – Komisariati i Policisë Tropojë ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë dy ditëve të fundit, duke evidentuar dhe goditur 7 raste të ndërtimit pa leje në zona të mbrojtura dhe bjeshkë të rajonit.

Në kuadër të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit S.B., 47 vjeç, nga fshati Gegaj, i cili kishte ndërtuar një objekt pa leje në bjeshkën e “Ujzës”, si dhe A.D., banues në Tiranë, i cili po ndërtonte një objekt në lagjen “Malaj” të Valbonës, gjithashtu në një zonë të mbrojtur. Për këtë të fundit u procedua në gjendje të lirë edhe babai, S.D.

Gjithashtu, materialet iu referuan Prokurorisë për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasve G.K. dhe S.A. nga Tropoja, për ndërtime pa leje në bjeshkët e “Sylbicës”, P.Gj. nga Puka për punime ndërtimi në fshatin Breg Lumi, si dhe K.H. nga Viçidoli për ndërtim pa leje në bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”.

Policia apelon qytetarët të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë ndërtime pa lejen e organeve kompetente, për të ruajtur ambientin dhe zonat e mbrojtura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...