3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Nxirret i gjallë pas 119 orësh nën rrënoja 16-vjeçari në Turqi

Një 16-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin turk të Kahramanmaras, 119 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi vendin dhe Sirinë.

Në skenat dramatike të shfaqura drejtpërdrejt në CNN Turk, Kamil Can u nxor nga rrënojat me një buzëqeshje në fytyrë. Ai dukej se ishte në gjendje të mirë.

Ekipet e shpëtimit thanë se ishin nxitur të kërkonin vendndodhjen pasi dëgjuan zërin e tij që vinte nga poshtë rrënojave. Kamilin e çuan me barelë tek të afërmit që prisnin, të cilët e pritën me lot gëzimi dhe puthje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT