17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

“O mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin”, Bledion Nallbati akuzon mazhorancën për kompensimin e karrigeve të djegura

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djegies së karrigeve nga opozita, për të cilën është kërkuar një faturë prej 2 milionë lekësh për shkatërrimin e pasurisë publike. Ai shprehu pakënaqësinë e tij duke thënë se pavarësisht faturës së lartë për veprimin e opozitës, kur ai u kthye në Kuvend, gjeti përsëri karrige të vjetra.

Po, ato karriget na i faturuat nga dy milionë, s’ka problem, ne që e bëmë atë veprim e marrim përsipër edhe ta shdëmtojmë. Problemi është që edhe kur erdha sot, edhe pse më kanë faturuar 2 milionë, gjata prapë një karrige të vjetër. Edhe këtë e vodhe, edhe këto i vodhe prapë? O mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin”, tha Nallbati, duke akuzuar mazhorancën për vjedhjen e parave dhe pasurisë publike.

Fjalët e Nallbatit shpërthyen një akuzë ndaj mazhorancës për menaxhimin e pasurisë së Kuvendit dhe përdorimin e fondeve publike, duke theksuar se edhe pas faturës të lartë të paguar për djegien e karrigeve, nuk ishte bërë asnjë përmirësim në kushtet e sallës së Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...