11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“O Muçi, t’u bëfsha kurban…” – Bardha Nesturaj, nga zëri i komunitetit në PS te simboli i rezistencës në tregun e Sarandës

Bardha Nesturaj, tregtarja që gjatë javës së fundit është kthyer në një figurë virale pas përplasjes me inspektorin e tatimeve në tregun e Sarandës, nuk është një emër i panjohur për qytetarët e zonës. Përveçse tregtare prej më shumë se tri dekadash, Bardha ka qenë e angazhuar edhe në jetën politike lokale, si kandidate për Këshillin Bashkiak të Sarandës në vitin 2015 nën siglën e Partisë Socialiste.

Kandidatura e saj erdhi me mbështetjen e fortë të ish-deputetit Koço Kokëdhima, që e konsideronte Bardhën si një zë përfaqësues të komunitetit egjiptian në qytet. Megjithatë, ajo që e riktheu sërish në qendër të vëmendjes pas 10 vitesh, ishte përplasja me inspektorin e tatimeve, ku fraza e saj “Po t’u bëftë Bardha kurban o Muçi…” pushtoi rrjetet sociale dhe u bë simbol i revoltës ndaj burokracisë shtetërore.

Gjatë kontrollit në treg, Bardha kundërshtoi prerazi kërkesën për faturë tatimore për rigonin që, sipas saj, e kishte mbledhur vetë në malet e Sarandës. Ajo theksoi se që nga viti 1990 ushtron këtë aktivitet dhe se nuk mund të lëshojë fatura për produkte të mbledhura natyralisht.

“Jam tregtare që në 1990. Kam 35 vite në këtë punë. Prindërit e nisën këtë aktivitet, unë e vazhdova pas tyre. Dy vëllezërit i kam humbur nga infarkti. Unë jam e fortë dhe kjo punë më mban në këmbë,” – u shpreh Bardha në një intervistë.

Reagimi i saj dhe situata që pasoi solli reagime të shumta në rrjet dhe media, ndërsa Tatimet dolën me një sqarim zyrtar, duke theksuar se tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë, sipas ligjeve në fuqi. Ata përjashtohen nga sistemi i faturimit, me kusht që të jenë të regjistruar, të paguajnë kontributet për sigurimet dhe të respektojnë taksat e bashkisë për hapësirën publike.

Rasti i Bardhës ngriti debat mbi mënyrën se si trajtohen shitësit ambulantë dhe sa i zbatueshëm është ligji në praktikë për tregtarët që shesin prodhime të mbledhura vetë në natyrë.

Nga politika e majtë, tek tregu i përditshëm dhe tani në qendër të vëmendjes publike, Bardha Nesturaj mbetet një figurë që përfaqëson një segment të gjerë të qytetarëve që ballafaqohen çdo ditë me sfidat e ekonomisë informale dhe kërkesat e administratës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...