Dita e sotme në “Big Brother VIP 5” nisi me tension të lartë, pas përplasjeve mes dy banorëve, Mirit dhe Selinës. Pas një raporti fillestar të mirë brenda shtëpisë, marrëdhënia e tyre u tensionua dukshëm, duke u kthyer në një përballje verbale të fortë.
Selin i është drejtuar Mirit duke e quajtur “person i dështuar” dhe duke e akuzuar se nuk ka pasur guxim të kërkojë falje për fjalët e dhëna, ndërsa Miri reagoi i revoltuar, duke e etiketuar Selinën si “manipulatore” dhe duke përmendur tiparet negative të sjelljes së saj brenda lojës.
Gjatë debatit, Selin u shpreh: “O palaço cirku, ti je super i dështuar dhe komplet i pafytyrë. Nuk pate guxim të dilje në Prime dhe të thoje më fal…” Ndërsa Miri i kundërpërgjigjej: “Po e nxjerr se kush je në të vërtetë, ti pra je Selin i vërtetë… Nxjerr nga goja jote vetëm gropa, manipuluese.”
Debati ka ngjallur reagime të forta tek banorët e tjerë dhe ka rritur tensionin brenda shtëpisë, duke treguar se “Big Brother VIP 5” vazhdon të mbajë surpriza dhe momente dramatike çdo ditë.






