10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

OBSH jep lajmin e mirë: Të gjitha vaksinat e aprovuara funksionojnë ndaj varianteve të Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me vaksinat anti-Covid-19. OBSH i ka dhënë fund dyshimeve përsa i përket efektivitetit të vaksinave të përdorura deri tani, me shfaqjen e mutacioneve të reja të virusit.

Së fundmi Hans Kluge, drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e konfirmoi se të gjitha vaksinat e aprovuara u përgjigjen të gjitha varianteve të virusit. Duke folur në një konferencë shtypi dje, ai tha:

“Të gjitha variantet e virusit Covid-19 mund të kontrollohen në të njëjtën mënyrë me shëndetin publik dhe masat sociale”.

“Vaksinat  e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani”, ka thënë Kluge.

Aktualisht zyrtarët e shëndetit publik po studiojnë variantin që besohet se u shfaq për herë të parë në Indi, që ka sjellë një katastrofë shëndetësore në shtetin aziatik. Deri tani nuk ka asnjë provë që tregon se varianti indian është rezistentë ndaj efektivitetit të vaksinave.

Deri tani, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar për përdorim emergjent disa vaksina të cilat janë: Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson, AstraZeneca e së fundi edhe vaksinën kineze të Sinovac. Një numër i konsiderueshëm vendesh, ndër to edhe Shqipëria, përdorin gjithashtu edhe vaksinën ruse Sputnik V.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...