10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

OBSH kundër zgjerimit të hendekut në furnizimin me vaksina kundër COVID-19, mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kundërshtuar sërish zgjerimin e hendekut në furnizimin e vaksinave kundër COVID-19, mes vendeve të pasura dhe të varfëra.

“Hendeku mes numrit të vaksinave të administruara në vendet e pasura dhe numrit të vaksinave të administruara përmes COVAX po rritet çdo ditë”, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të adresuar imunizimin global.

“Për aq kohë sa virusi do të vazhdojë të përhapet, njerëzit do të vazhdojnë të vdesin, tregtia dhe udhëtimet do të vazhdojnë të çrregullohen ndërsa rimëkëmbja ekonomike do të vonohet”

Tedros kishte bërë thirrje që të gjitha vendet të fillojnë vaksinimin brenda 100 ditëve të para të vitit, por 36 vende ende nuk janë furnizuar me asnjë dozë të vetme.

Gjashtëmbëdhjetë prej tyre është planifikuar të marrin dozat e tyre të para përmes programit COVAX brenda dy javëve të ardhshme, por 20 vendet tjera ende duhet të presin.

Gjithashtu Agjencia UNICEF i ka bërë thirrje vendeve të pasura për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, duke shtuar se nevojiten 510 milionë dollarë për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...