27.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Artisti i njohur shqiptar infektohet me Covid-19 / “Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet…

Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi lajmin se është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet një postimi në “Facebook”.  Ndër të tjera, ai tha se në qoftë se do të bëhet më mirë, të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyrohen t’i blejnë lule dhe t’ia zmadhojnë fotografinë e tij, në rast se sëmundja është fatale për të.

‘Nëse…!
Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.
Pse?
Se s’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!
Po
Kam thanë, e po them, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!
Atje ka zogj e njerëz s’me duhen për kurtuazi!
Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’ishit tjetër pos fotografi mashtrimi. Jo, malësori s’duron hipokrizi!)
Rrini rehat, se nuk vdes nga nji virus, jo, nuk e humbi hijen e malësorit për nji mortajë zezonash!
Po
Dua me m’përcjellë zogjët, kur t’vie koha, ju jo, e me vdekë tue knua bashkë me mua, trumcakët e bjeshkëve t’mia!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...