5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

OBSH shpall lia e majmunëve si Emergjencë Globale për Shëndetin Publik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli të mërkurën linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve. Ky vendim vjen pas përhapjes së virusit në Republikën Demokratike të Kongos dhe në vendet fqinje, përfshirë Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe zakonisht ka simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal. Simptomat e zakonshme përfshijnë ato të gripit, si dhe puçrra të mbushura me qelb në trup.

Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik nënkupton mundësinë e ndarjes së fondeve të shtuar dhe marrjen e masave në nivel global për të parandaluar përhapjen e virusit. “Është e qartë që një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për t’i ndalur këto shpërthime dhe për të ruajtur jetë,” ka deklaruar shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT