12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Oerd Bylykbashi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 majit shënuan regres demokratik, fushë loje e pabarabartë mes palëve

Në takimin e radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, i zhvilluar në Strasburg, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ngriti shqetësime të forta lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilësoi si “një kthim prapa në standardet zgjedhore të vendit”.

Në fjalën e tij para kolegëve europianë dhe përfaqësuesve institucionalë, Bylykbashi theksoi se zgjedhjet nuk u zhvilluan në kushte të barabarta, duke përmendur konstatimet paraprake të raportit të ODIHR, i cili sipas tij “në fjalinë e parë nënvizon mungesën e një fushe të barabartë loje mes mazhorancës dhe opozitës”.

“Në teori kishte garë, por garuesit nuk ishin në të njëjtat kushte, nuk ishin në të njëjtën pistë dhe nuk kishin të njëjtën liri,” – deklaroi ai.

Deputeti demokrat u ndal edhe në elementë konkretë që, sipas tij, cënuan integritetin e zgjedhjeve: përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë, ndikimi i administratës publike, manipulime të fletëve dhe kutive të votimit, cenimi i fshehtësisë së votës, si dhe “shkelje të rënda në votimin e diasporës, ku shumë qytetarë nuk morën dot fletën e votimit ose nuk dinin se kush kishte votuar në emër të tyre”.

Bylykbashi solli në vëmendje faktin se reforma e fundit zgjedhore me konsensus është bërë në vitin 2012, gjatë kohës kur PD ishte në qeveri. Ai akuzoi mazhorancën se ka shmangur qëllimisht konsensusin në çështje kaq jetike për demokracinë në vend.

“Shqipëria përmendet si ‘kampione në letra’, por realiteti në terren është tjetër. Ka dhjetëra rekomandime të pazonatuara ndër vite, të cilat nuk janë trajtuar asnjëherë seriozisht nga qeveria,” – tha ai.

Duke përmbyllur fjalën e tij, Bylykbashi kërkoi që procesi i integrimit europian të kushtëzohet me përmirësime reale në standardet demokratike, përfshirë zgjedhjet, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Progresi në dokumente duhet të reflektojë zhvillimin real të vendit. Nuk mund të jenë dy gjëra të ndara,” – përfundoi ai.

Fjalimi i Bylykbashit vjen në një moment kur Shqipëria ndodhet në fazën përgatitore të hapjes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, dhe sinjalizon që për opozitën integrimi nuk mund të shkojë përpara pa një reflektim të qartë mbi cilësinë e demokracisë dhe proceseve të saj themelore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...