29.8 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Zbulim premtues nga Japonia: Acidi ferulik, përbërësi natyror që mund të parandalojë sulmet në zemër

Një studim i ri nga Universiteti Toho në Japoni ka hedhur dritë mbi një përbërës natyror me potencial të madh për shëndetin e zemrës. Acidi ferulik, i cili gjendet në oriz, kafe dhe disa perime, është identifikuar si një element që mund të parandalojë sulmet në zemër, duke vepruar në mënyrë të ngjashme – madje më efikase në disa raste – sesa ilaçet tradicionale për qetësimin e arterieve.

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Kento Yoshioka, Dr. Keisuke Obara dhe Prof. Yoshio Tanaka nga Departamenti i Farmakologjisë Kimike, përdori arteriet koronare të derrit, të cilat ngjajnë shumë me ato të njeriut, për të testuar efektin e acidit ferulik.

Çfarë treguan rezultatet?

Hulumtuesit zbuluan se acidi ferulik:
• Ul ndjeshëm tkurrjen e arterieve, një faktor kyç që ndihmon në parandalimin e bllokimeve që çojnë në infarkt.
• Pengon hyrjen e kalciumit në qelizat muskulore përmes kanaleve të kalciumit të tipit L, të cilat shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut.
• Frenon aktivizimin e proteinës “zinxhiri i lehtë i miozinës”, duke parandaluar kontraktimet muskulore në mungesë të kalciumit.

Më i fuqishëm se ilaçet?

Be fasues është fakti se, sipas studimit, në disa raste acidi ferulik është treguar më efektiv sesa diltiazemi, një ilaç i njohur për trajtimin e problemeve kardiovaskulare.

Potencial i madh për përdorim natyral

Sipas Dr. Yoshioka, ky zbulim hap rrugë të reja për parandalimin natyral të sëmundjeve të zemrës, qoftë përmes ushqyerjes së përditshme, ashtu edhe nëpërmjet suplementeve të posaçme.

Në një kohë kur sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, acidi ferulik mund të bëhet një aleat i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës, me më pak efekte anësore sesa medikamentet e zakonshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Abdixhiku tërhiqet nga postet: “LVV mund t’i mbajë të gjitha”, analisti: Ofertë e vonuar...

0
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit dhe pjesëmarrjen...

Sherri pas fyerjes së 17-vjeçarit, përfundon me të shtëna me armë/ 10 persona nën...

0
Policia e Tiranës ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku situata mes disa personave u përshkallëzua deri...

Horoskopi ditor, e Premte, 14 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Në punë mund të merrni një vendim që do të ndikojë në hapat e ardhshëm. Në dashuri, mos...

Parashikimi I motit, e Premte, 14 Gusht 2026

0
Pas ditëve me temperatura përvëluese, 14 gushti sjell një ndryshim të lehtë të situatës atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me...

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...