25.5 C
Tiranë
Monday, August 4, 2025
spot_img

OFL ‘ultimatum’ tre të dënuarve nga Vlora: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë

Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar tre të dënuarve nga Vlora, duke iu kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë brenda 48 orëve.

OFL iu ka dërguar formularë shtetasve Saimir Rrapaj, Fotaq Zahari dhe Bexhet Alliaj, të dënuar për vepra të rënda penale.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. Rr., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
F. Z., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”;
B. A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulme ajrore ruse në Zaporizhia, tre të vrarë dhe dëme të mëdha në infrastrukturë

0
ZAPORIZHIA – Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë ruse në rajonin e Zaporizhias, në juglindje të...

Skandal në Britani – Dhëndri i Majlinda Bregut arrestohet për komplot droge prej 335...

0
TIRANË/LONDËR – Një goditje e fortë ndaj krimit të organizuar me rrënjë shqiptare ka tronditur opinionin publik dhe ka vënë në qendër të vëmendjes...

Mbyllen hetimet për Ilir Metën – Avokati: “Mali me akuza, rezultoi një hiç”

0
Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht mbylljen e hetimeve ish-Presidentit të Republikës dhe kreut...

AfD ngjitet në sondazhe: Mbështetja për ekstremistët e djathtë arrin në 25%

0
Gjermani – Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një rritje të re në mbështetje, duke arritur në 25 përqind,...

“Çekiçi 14” përplaset me Bashkinë: Protestë me gurë, mesazh direkt Ramës

0
Korçë – Incidenti që tronditi qytetin e Korçës dy ditë më parë vijon të ndezë debatet në rrjet dhe opinionin publik. Kostandin Dramolli, i...