5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

OKB: Mbi katër milionë fëmijë ukrainas kanë braktisur shtëpitë, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë

Gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë gjashtë javë më parë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) më 12 prill.

Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vdekjet e 142 të rinjve, ndonëse kanë paralajmëruar se shifrat e sakta mund të jenë shumë më të larta.

Manuel Fontaine, drejtor i programit për emergjenca në UNICEF, i cili sapo është kthyer nga Ukraina, ka thënë se largimi i 4.8 milionë fëmijëve ukrainas nga shtëpitë e tyre në një kohë kaq të shkurtër, është diçka që ai nuk e ka parë në 31 vjetët e tij në punën humanitare.

“Nga 3.2 milionë fëmijë që vlerësohet se kanë mbetur në shtëpitë e tyre, gati gjysma e tyre mund të mos kenë mjaftueshëm ushqim”, ka thënë Fontaine për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai ka paralajmëruar se situata është më e rëndë në qytetet Mariupol dhe Herson, ku nuk ka as ujë, dhe furnizimet me ushqim dhe ilaçe janë penguar.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...