20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Vizita e Presidentit Fico në Shqipëri/ Meta: “Në themel të miqësisë mes dy popujve qëndrojnë edhe komuniteti shqiptar i pas viteve ‘90″

Presidenti Meta çmoi rëndësinë e vizitës së Presidentit Fico në Shqipëri, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë të integrimit në Bashkimit Europian, si dhe avokatinë e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimin ndër-parlamentar jo vetëm në nivelin politik, por sidomos në nxitjen e Qeverive për realizimin e projekteve të rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore me impakt dypalësh dhe rajonal, në sektorët e energjisë dhe burimeve alternative të saj.

Presidenti Meta falënderoi Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë Roberto Fico për nismën legjislative dhe miratimin e buxhetit përkatës për zbatimin e “Marrëveshjes së njohjes së kontributeve të pensioneve për shtetasit shqiptarë”.

“Në themel të miqësisë së lashtë mes dy popujve qëndrojnë jo vetëm arbëreshet në Itali dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ‘90, por edhe komuniteti italian, investitorët dhe studentët në Shqipëri, numri i të cilëve është gjithnjë në rritje”, – theksoi Kreu i Shtetit Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...