20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Oligarku tregon gjatë një regjistrimi mbi shëndetin e presidentit rus, ja nga çfarë sëmundje vuan Putin

Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”. Këtë pohim sipas The Independent, e ka bërë një oligark që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, por identiteti i të cilit, për arsye sigurie nuk bëhet publik.

Oligarku u regjistrua duke diskutuar shëndetin e Putinit me një sipërmarrës perëndimor në mesin e muajit mars. Regjistrimi është siguruar së fundi nga revista amerikane New Lines.

Pretendimet e reja mbi shëndetin e Vladimir Putinit vijnë në kohën kur lideri i Kremlinit është shfaqur i dobësuar në eventet publike, përfshirë kremtimin e Ditës së Fitores javën e kaluar, ndërsa disa videot që kanë qarkulluar kohë më parë, e tregonin me dorën që i tundej në mënyrë të pakontrolluar”.

Publikisht Kremlini vazhdon të deklarojë se Putini është mirë, por masat e tij të rrepta gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar udhëheqës të tjerë politikë i kanë forcuar thashethemet.

Oligarku rus thotë në regjistrim se Putin ka pasur një operacion në shpinë të lidhur me kancerin e tij në gjak pak përpara se të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, ka një zhgënjim të thellë në Moskë për gjendjen e ekonomisë dhe, duke folur me sa duket edhe në emër emër të oligarkëve të tjerë, dëgjohet të thotë se “ne të gjithë shpresojmë” që të vdesë.

“Putini shkatërroi ekonominë e Rusisë, ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera, absolutisht i shkatërroi“, shprehet ai ndërsa shton: “Problemi është në kokën e tij. Një i çmendur që kthen gjithë botën përmbys”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...