30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Shpërndante drogë gjatë një feste, 19-vjeçari bie në prangat e policisë në Shkodër

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë gjatë një feste.

Po ashtu janë proceduar edhe dy të tjerë.

Ndërkaq policia ka sekuestruar dhjetëra cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Arrestohet një shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohen dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus, Shkodër, po organizohej një festë në ambient të hapur, gjatë së cilës po shpërndahej lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ”Ishulli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht shtetasit:

-S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“PD duhet të luftojë ‘Mulizimin’”, Ilirjana Kuçanaj flet pas debatit me Berishën: Kush do...

0
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ka reaguar pas debatit të zhvilluar përpara kamerave me kryetarin e...

Abuzim me fondet? Ndalohen drejtoresha e Postës së Durrësit, shefja e financës dhe arkëtarja

0
Tre punonjëse të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, pas një kallëzimi penal të bërë nga Posta Shqiptare...

Horoskopi ditor, e Enjte , 16 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Një iniciativë e re në punë ose në jetën personale mund të...

Parashikimi i Motit, e Enjte, 16 Korrik 2026

0
Për 16 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...