4.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

Operacion antidrogë çon në sekuestrimin e 219 kg kanabisi “skunk” dhe arrestimin e tre personave

Autoritetet greke realizuan një operacion të rëndësishëm antidrogë në zonën e Pireut, duke sekuestruar rreth 219 kilogramë kanabis të llojit “skunk” dhe arrestuar tre persona, pjesë e një rrjeti të dyshuar greko-shqiptar të trafikut të drogës.

Operacioni nisi mëngjesin e 9 marsit, pas informacioneve për dërgesa të mëdha droge që po hynin në Greqi nga Spanja. Kontrolli i kryer në ambientet e një kompanie transporti në Atikën Perëndimore zbuloi dy arka druri me 108 pako plastike kanabis, rreth 122 kilogramë, të fshehura në hapësira të krijuara posaçërisht. Një ditë më pas, u gjetën edhe dy arka të tjera me 85 pako shtesë, rreth 96 kilogramë kanabis.

Autoritetet organizuan një dorëzim të kontrolluar të drogës për të identifikuar marrësit. Dy persona u kapën në momentin që hynin me një furgon në një depo nëntokësore në Athinë: një 42-vjeçar grek dhe një 46-vjeçar shqiptar. Në depo u gjetën mjete që dyshohet se përdoren për hapjen dhe izolimin e arkave, ndërsa 42-vjeçarit i sekuestruan një shkop policor të palosshëm dhe një thikë.

Një arrestim i tretë u bë në zonën e Nikeas në Atikë, ku u kap një 58-vjeçar grek që kishte dhënë me qira magazinën ku ruheshin arkat. Në ambientet e biznesit të tij u sekuestruan peshore precize, laptopë, numërues kartëmonedhash, telefona celularë dhe karta SIM, si dhe shumë çanta udhëtimi.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet të kalojë 750 mijë euro. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu një automjet, gjashtë telefona celularë dhe 3,600 euro cash, ndërsa hetimet për rrjetin e trafikut vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk dua të më lëndojnë më’ – Fjalët e fundit të Xhuana Nikollit në...

0
Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike me 25-vjeçaren Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT...

Shoqja tregon tmerrin: Xhuana Nikolli dhunohej sistematikisht nga partneri, la letër para vetëhelmimit

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen dhe qytetin e Lezhës, pasi 25-vjeçarja Xhuana Nikolli ndërroi jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas vetëhelmimit me...

Këngëtari Gjesti në pranga, kapet me armë në Prishtinë

0
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ai u ndalua rreth...

“Lufta me Iranin do të mbarojë së shpejti sapo të arrihen objektivat” – deklaroi...

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste me Axios, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po ecin më shpejt se sa ishte planifikuar...

“Mos i thoni më një gruaje ‘dukesh më e re’” – influencuesja Ting Ma...

0
Komentet për moshën shpesh shihen si komplimente, por për influencuesen Ting Ma ato shpesh përforcojnë stereotipe të rrënjosura: “Jam 55 vjeç dhe dukem tamam...