9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Operacion Hetimor: Sekuestrohen 5000 monedha të falsifikuara në Podujevë, arrestohet i riu

Në një operacion të drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, një i dyshuar është kapur në fshatin Shakovicë të Podujevës duke ofruar për shitje 5000 copë monedha të dyshuara si të falsifikuara. Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar monedhat, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe një gamë të konsiderueshme të mallrave të tjera të dyshuara të paligjshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për hetime të mëtejshme.

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000).

I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar 5000 x 2 euro monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara, Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...