6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Operacion i gjerë i Policisë së Kosovës në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të madh në komunën e Kaçanikut, duke angazhuar njësi të specializuara. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi zhvillimin e aksionit dhe theksoi se ai po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se operacioni lidhet me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, i cili u ekzekutua disa kohë më parë. Ky aksion pason një tjetër ndërhyrje të Policisë në të njëjtën komunë disa ditë më parë, ku u arrestuan mbi pesë persona të dyshuar për përfshirje në këtë krim.

Policia ka njoftuar se pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione më të detajuara lidhur me rezultatet dhe të arrestuarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...