11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Operacion i gjerë në Maqedoni për zjarrin tragjik që mori jetën e 59 të rinjve, arrestohen 3 ish-kryetar komune

 

Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me tragjedinë që ndodhi më 16 mars, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 178 të tjerë pas një zjarri që shpërtheu në një lokal nate në qytetin e Koçanit. Hetimet janë të udhëhoqura nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, së bashku me dy paraardhësit e tij, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski. Papazov është marrë në pyetje më 17 mars dhe ka dhënë sqarime lidhur me çështjen, të cilat tani po krahasohen me provat dhe kompetencat e komunës për të përcaktuar përgjegjësitë. Hetimet kanë përfshirë gjithsej 26 persona, përveç tre të ndaluarve të fundit.

Sipas autoriteteve, lokali ku ndodhi tragjedia kishte operuar me një licencë të falsifikuar dhe për vite me radhë nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë të kërkuara për një klub nate. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer nga shkëndijat që dolën nga mjetet piroteknike gjatë një koncerti. Në shenjë zie për humbjen e jetëve, Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar përgjegjësit e tragjedisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...