Një operacion i policisë italiane në Firence përfundoi me arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Të rinjtë, 38 dhe 25 vjeç, u kapën në flagrancë me një ngarkesë prej 23 kilogramësh kokainë të pastër.
Operacioni u zhvillua në zonën “Greve in Chianti”, ku autoritetet kishin vënë nën vëzhgim apartamentin e 38-vjeçarit, në rrugën “Via Zani”. Pas hetimeve të fshehta dhe monitorimeve të vazhdueshme, policia vuri re lëvizje të dyshimta të të dyshuarit kryesor, i cili u largua nga banesa me një çantë dhe e vendosi në makinë.
Intervenimi i menjëhershëm zbuloi në çantë gjashtë pako kokaine, të mbështjella me plastikë blu dhe të shënuara me kodin ‘357’, i cili besohet të jetë identifikues i grupit kriminal që organizoi trafikimin e lëndës narkotike.
Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e trafikut dhe për të kapur pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale ndërkombëtare.






