22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Vrasja në Rafina/ Arrestohen tre persona për vdekjen e Altin Arapaj, avokati i të dyshuarit: Ishin miq, ishin nën efektin e kokainës

Tre persona janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj, ngjarje e ndodhur në një vresht në zonën e Rafinas, në Greqi. Figura qendrore e hetimit është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar për bashkëpunim të mundshëm në krim, pasi dyshohet se e shoqëruan autorin në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë sekuestruar armën e krimit dhe po hetojnë rrethanat që çuan në vrasjen tragjike.

Avokati i Selimajt, Nikos Roussopoulos, ka deklaruar për “Developments Now” se viktima dhe klienti i tij njiheshin prej vitesh dhe kishin pasur një marrëdhënie miqësore. Ai theksoi se në momentin e ngjarjes, të dy ndodheshin nën ndikimin e kokainës.

“Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine. Ne kemi kërkuar analiza të gjakut dhe urinës për të vërtetuar këtë fakt. Arma i përkiste viktimës,” u shpreh avokati.

Ai pretendoi se vrasja nuk ishte e qëllimshme, por ndodhi aksidentalisht në përpjekje për të çarmatosur viktimën. “Ndërsa klienti im po përpiqej ta çarmatoste, arma u shkrep. Plumbi përfundoi në faqe. Nëse dikush ka qëllim të vrasë, nuk synon fytyrën, por kokën ose gjoksin,” argumentoi Roussopoulos.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm mes tyre, ndërsa mohoi çdo përfshirje të klientit të tij në ndonjë mosmarrëveshje pronësore. “Bëhet fjalë për një pronë për të cilën viktima kishte konflikt me një shtetas kanadez. Klienti im nuk ka lidhje me këtë çështje,” përfundoi ai.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...