12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Operacion policor kundër korrupsionit në Doganat e Kosovës, arrestohen 9 zyrtarë

Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në komunat me shumicë serbe, ku deri më tani janë arrestuar nëntë zyrtarë të Doganës dhe një polic.
Aksioni është ndërmarrë nga Prokuroria dhe ka mbështetjen e Policisë së Kosovës. Kjo veprimtari vjen në kontekstin e përpjekjeve për luftën kundër veprave penale të lidhura me marrjen e ryshfetit dhe abuzimin me detyrën zyrtare.

Kujtohet se në mars të vitit 2022, një aksion i ngjashëm kishte çuar në arrestimin e dhjetëra policëve dhe doganierëve me dyshime për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në zonat e Gjakovës dhe Prizrenit.

Atëherë, ata ishin akuzuar për pjesëmarrje në aktivitete të shumta të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT