3.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Policia jep detajet e “Baronit”, Përveç efektivit të RENEA-s edhe dy të tjerë të arrestuar

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me operacionin ku u sekuestruan 1 kg kokainë, ku i arrestuar ishte dhe një efektiv i RENEA-s.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “Baron”, ranë në pranga 3 persona. Bëhet fjalë për shtetasit Ded Nimani, Luan Gaçi si dhe efektivi Xhuljo Liçin.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhuljo Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, shtetasi Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT