31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Operacioni “Botnia”: Goditja kundër Grupit Kriminal të trafikut të kokainës mes tyre shqiptari i dënuar për vrasje

Një operacion i gjerë i koordinuar midis autoriteteve spanjolle dhe kolumbiane ka çuar në sekuestrimin e 100 kg kokainë dhe arrestimin e 12 persona, duke përfshirë shtetas shqiptarë, marokenë, kolumbianë dhe gjermanë. Operacioni “Botnia”, siç quhet, është një goditje e fuqishme ndaj strukturës së një prej organizatave kriminale më të fuqishme ndërkombëtare.

Në mesin e personave të arrestuar, një nga figurat kryesore është Kujtim Tanase, një shqiptar i shpallur në kërkim në Shqipëri për vrasje. Tanase ishte në pritje të ekstradimit, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe vëllai dhe një person tjetër i lidhur me grupin kriminal. Gjithashtu, mes të arrestuarve në Kolumbi është edhe Bulent Aslanoglu, njohur si “The Godfather”, një figurë me shtetësi të dyfishtë suedeze dhe gjermane, i konsideruar si udhëheqës i një bande kriminale të njohur.

Ministria e Brendshme Spanjolle ka vlerësuar operacionin si një goditje të paprecedentë ndaj trafikut të kokainës dhe strukturave të saj kriminale ndërkombëtare. Hetimi filloi më shumë se një vit më parë dhe zbuloi operacione të organizuara të hyrjes së sasive të mëdha të kokainës në Spanjë nga Kolumbia, duke përfshirë kontaktet e drejtpërdrejta të Aslanoglu me prodhuesit e drogës në Kolumbi.

Ky operacion shënon një sukses të rëndësishëm për agjentët e policisë spanjolle dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër trafikut të drogës dhe kriminaleve të organizuara në nivel global.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...