10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Operacioni ‘CONTROL’ në Shkodër: Dy të arrestuar për armë dhe drogë, sekuestrohen pistoletë dhe kanabis

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës gjatë operacionit të koduar “CONTROL”, një goditje e koordinuar ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive narkotike. Arrestimet u kryen nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen e forcave “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Shtetasi D. G., 34 vjeç, nga fshati Bushat, u kap në flagrancë në një lokal ndërsa mbante me vete një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa 29-vjeçari J. T., banues në fshatin Paçram, u ndalua gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, duke e arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia njofton se gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit, municion luftarak dhe lënda narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për vijimin e hetimeve.

Operacioni “CONTROL” është pjesë e masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...