9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Operacioni “Epilogo” finalizohet, kapet shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik narkotikësh

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Epilogo”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Shtetasi, Fredi Arshi (alias Alfred Arshiaj), 60 vjeç, banues në Vlorë, ishte dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal të angazhuar në trafikimin e drogës.

Operacioni u realizua pas një pune të koordinuar mes Policisë së Shqipërisë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma, dhe pas marrjes së informacionit nga inteligjenca policore, që identifikoi vendndodhjen e tij. Arshiaj u kap në lagjen “10 Korriku” në Vlorë dhe është arrestuar provizorisht për t’u ekstraduar në Itali.

Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe italiane për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...