30.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Media Gjermane/ Zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë: Pjesëmarrje më e ulët dhe atmosferë e qetë

Kosovë – Procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare ka përfunduar, pas një mandati katërvjeçar të qeverisë së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, drejtuar nga Albin Kurti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, pa incidente, megjithatë pjesëmarrja ka qenë më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2021.

Nga më shumë se dy milionë qytetarë të drejtë vote, vetëm rreth 790 mijë qytetarë votuan, që përbën rreth 40% të përqindjes. Sipas KQZ-së, numërimi i votave është ende në proces dhe priten rezultatet paraprake së shpejti.

Mbi 940 qendra votimi ishin të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ndërkohë që mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe 18 të Këshillit të Evropës ndoqën zgjedhjet, së bashku me vëzhgues vendorë.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në pjesën veriore të Kosovës, ku pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zonat e tjera të Kosovës. Dhjetë nga 120 vendet në parlament janë të rezervuara për partitë serbe, ndërsa dhjetë të tjera për komunitetet e tjera pakicë.

Në garë për formimin e qeverisë së ardhshme janë 28 subjekte politike, përfshirë katër kandidatë për postin e kryeministrit: Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin të nëntat që nga përfundimi i luftës dhe për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Parlamenti i Kosovës ka përmbushur mandatin katërvjeçar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...