17.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Operacioni “Green Seed”/Bien në pranga babë e bir në Gjirokastër, policia sekuestron mbi 2 mijë fara kanabis dhe armë

Policia e Gjirokastrës arreston babë e bir për veprimtari në fushën e narkotikëve.

Uniformat blu sekuestrojnë 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED”.

Sekuestrohen 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. Sh., 57 vjeç dhe S. Sh., 26 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasagjer në mjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Suzuki”, më të cilin dy të rinjtë po lëviznin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, u gjet një sasi lënde narkotike.

Në vijim të kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të arrestuar janë gjetur: një armë gjahu pa lejen përkatëse, fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fishekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por sot kërkohet më shumë maturi. Mos u nxit në vendime emocionale. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te gjërat...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
Më 25 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet sërish pranveror, por me një rritje të lehtë të vranësirave krahasuar me ditët paraardhëse. Gjatë ditës priten...

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

0
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...