10.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

‘Operacioni’ i tre spiunëve, objektivi i radhës ishte uzina e mjekësisë në Elbasan

Zbardhen detaje të reja nga dosja e prokurorisë së Elbasanit, lidhur me hetimet për dy rusët dhe ukrainasin, që akuzohen për spiunazh.

Sipas grupit hetimor ata kanë hyrë në vendin tonë nga pika kufitare të ndryshme për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Ndërsa si qëllim kanë pasur mbledhjen e sa më shumë informacioneve për bazat ushtarake dhe objektet e rëndësisë së veçantë në vendin tonë. Hetuesit dyshojnë se ‘operacioni’ i tre spiunëve nuk mbaronte me uzinën e Cekinit.
Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, dyshohet se tre të rinjtë objektiv të radhës për të “vizituar” kishin uzinën e Mjekësit në Elbasan dhe disa objekte të tjera të rëndësisë së veçante. Fax News ka mësuar nga burime jo zyrtare, se për zbardhjen e kësaj çështjeje, Prokuroria e Elbasanit përveç Anti-terrorit e SHISH, ka mbajtur kontakte duke shkëmbyer informacione vazhdimisht edhe me zyrën e anti-terrorit në Ambasadën Amerikane.

Përsa i përket dëshmisë së 24-vjeçarit Zorin, i cili ka pranuar se është rekruetuar nga një rrjet spiunazhi, hetusit dyshojnë se këtë ai e ka bërë me qëllim për të shpëtuar dy miqtë e tij. Kjo për faktin se ai vetë nuk mund ti shpëtojë burgut, pas sulmit dhe dëmtimit që i shkaktoi dy ushtarëve që ishin roje e uzinës në Gramsh. Burime nga grupi hetimor bëjne me dije, se i riu ka treguar vetëm majën e ajsbergut për ketë ccështje. Referuar të dhënave nga hetimet e deritanishme, për fotografimin e objekteve tre të rinjtë i merrnin direktivat nga persona të tjerë, nëpërmjet aplikacionit “Telegram”. Ndërkohë, Fax News ka arritur të zbardhë edhe itenerarin e tre të akuzuarve për spiunazh. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Sipas të dhënave ajo nga aty ka prenotuar një hotel në Tiranë, ku ka qëndruar vetëm. Ndërsa ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet’. Duke u kamufluar si turist, me të zbritur nga trageti, ai fotografuar nga kënde të ndryshme pothuajsë të gjithë portin e Durrësit. Më pas ai është akomuduar në një nga hotelet e qytetit, e pas 24 orësh ka shkuar në Tiranë. 24-vjeccaru Mikhail Zorin, për të cilët hetuesit kanë dyshime se ka pasur rolin kryesor në këtë operacion spiunazhi, i kamufluar si i apasionuar pas eksplorimit dhe udhtimeve me Bicikletë, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani. Edhe ky si dy shokët e tij, sapo është futur në vendin tonë ka bërë disa foto në pikën kufotare. Më pas i riu i është drejtuar Tiranës, ku sipas grupit hetimor përgjatë ardhjes në kryeqytet ai ka fotografuar disa objekte, por për shkak të sekritet shtetëror nuk dihet kush janë.

Pasi ka mbëritur në Tiranë, ai ka shkuar drejt Bovillës, ku i ka bërë foto edhe digës së liqenit. Më pas tre të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin ku edhe kanë shkuar drejt Korccës. Nga Korcca, tre të rinjtë kanë shkuar në Gramsh, por gjatë rrugës kanë ndaluar në HEC-in e Moglicës. Edhe këtë objekt ata e kanë fotografuar. Pasi kanë shkuar në Gramsh, tre të rinjtë kanë qëndruar një natë në qytet dhe gjithë paraditen, ndërsa pasdit kanë shkuar në Uzinën e Cekinit, ku pasi u pikasën nga ushtarët misioni mund të quhet i dështuar, pasi ata nuk arritën të merrnin informacione as për objektet e tjera që do studionin, një ndër të cilat është uzina e demontimit të armëve në Mjekës. Hetimet për ccështjen e cila është vulosur si sekret shtetëror janë ende në vijim, ku hetuesit presin edhe përgjigjet e kqyrjes së laptopit dhe pamjet që ka filnuar droni tashmë i sekuestruar nga prokuroria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...