4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Operacioni “Kartagjena” i Policisë Shqiptare dhe Kolumbiane, kapet 33-vjecari i kërkuar për trafikim armësh

 

Policia e Shtetit njofton finalizimin e një operacioni të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë operacionit policor të koduar “Kartagjena”, u kap shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Almir Gjidiaj, 33 vjeç.

Operacioni “Kartagjena” ka qenë rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare. Ky shtetas, Almir Gjidiaj, u kap nga Policia kolumbiane në qytetin e Kartagjenës, Kolumbi, dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor në këtë aktivitet kriminal ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Pas arrestimit të tij nga autoritetet kolumbiane, Policia e Shtetit përmes Interpol Tiranës, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit Almir Gjidiaj në Shqipëri. Ky operacion është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të armëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...