10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Detaje të reja nga vrasja e Lulzim Vishës: Gëzhojat dhe arma që lidhen me Ervis Lamin

 

Një seri detajesh të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e 24 janarit 2025 në makinën e tij. Gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes përkojnë me modelin e armës që u gjet në një makinë të djegur në Zall Herr. Po ashtu, një armë e ngjashme u gjet edhe gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit.

Policia ka nisur procedurat për të marrë ADN-në e gëzhojave të gjetura, të cilat do të krahasohen me ato të gjetura në banesën e Lamit për të hetuar nëse arma ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në kuadër të hetimeve, policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe po pyet familjarët e Lulzim Vishës për çdo informacion që mund të sjellë dritë mbi motivet dhe autorët e vrasjes. Në ndërkohë, kushëriri i Ervis Lamit, Eduart Lami, është marrë në pyetje nga policia, por ai ka mohuar çdo lidhje me vrasjen dhe ka theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me familjen e viktimës.

Ai ka deklaruar: “Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time, nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte.”

Pavarësisht mohimit të Eduart Lamit, ai dhe kushëriri i tij, Ervis Lami, janë akuzuar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kontrolli në banesën e tyre u zhvillua pas dyshimeve se mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha.

Eduart Lami është paraqitur para gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. Hetimet vazhdojnë dhe priten zhvillime të tjera për të sqaruar lidhjet dhe motivet e ngjarjes tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...