5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni në Greqi: Grupi kriminal Shqiptaro-Grek i përfshirë në gjobvënie, shkatërrim prone, 23 të arrestuar

Operacioni që po zhvillohet në Greqi ka goditur një grup kriminal shqiptaro-grek të përfshirë në aktivitete të tilla si gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv dhe zjarr, si dhe tentativë vrasjeje. Drejtuesi i grupit është shqiptari Edmond Përbashaj, i cili është i burgosur në burgun e Diavatas, ku vuajti një dënim prej 20 vjetësh për grabitje me armë. Përbashaj ishte transferuar në këtë burg nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi ishte zbuluar se ai kishte bashkëpunuar me persona nga jashtë dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe futjen e parave në burg.

Në një bisedë të zbuluar në korrik, Përbashaj kishte komunikuar me Zv/Drejtorin e Burgut, duke informuar se priste trafikun e 100 kg kokainë. Gjatë operacionit të realizuar atëherë, disa të burgosur kishin vënë flakën dyshekëve në qeli.

Në operacionin e sotëm janë arrestuar 23 persona dhe janë sekuestruar armë, drogë dhe para. Po ashtu, është zbardhur një ngjarje e fillimit të tetorit në Singrou të Athinës, ku dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve me armë. Gjithashtu, janë zbardhur shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...